Prishtinë, ja vjedhin kuletën me 400 euro dhe e rrahin!

Kronikë e zezë

Prishtinë, ja vjedhin kuletën me 400 euro dhe e rrahin!

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për vjedhje grabitqare në Prishtinë.

Një shtetasi libanez i janë grabitur kuleta me 400 euro.

I njëjti është sulmuar fizikisht nga të dyshuarit.

“Rr. Dardania, Prishtinë 24.02.2021 – 22:00. Viktima mashkull shtetas libanez raporton se tre të dyshuar i kanë marrë kuletën me 400 (katërqind) euro dhe njëri nga të dyshuarit e ka sulmuar fizikisht viktimën duke i ka shkaktuar lëndim trupor. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit ende nuk janë hasur. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.”, njofton policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat