Nën kërcënimin e armës, hajnat vodhën arkën më para në një market në Pejë

Kronikë e zezë

Nën kërcënimin e armës, hajnat vodhën arkën më para në një market në Pejë

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 09:08
Foto Ilustrim

Një femër ka raportuar se dy të dyshuar me maska kanë hyrë në market dhe nën kërcënimin e armës i kanë marrë arkën me 125 euro.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Pandeli Sotiri” në Pejë.

“Viktima femër raporton se dy të dyshuar të pa njohur, të maskuar kanë hyr në marketin ku ajo ishte duke punuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë marrë arkën në të cilën sipas viktimës kanë qenë rreth 125 (njëqind e njëzet e pesë) euro dhe kanë ikur në drejtim të pa njohur.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat