​Aksident trafiku në “Ulpianë”, lëndohen dy persona

Kronikë e zezë

​Aksident trafiku në “Ulpianë”, lëndohen dy persona

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 20:39
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ndërmjet dy veturave ka ndodhur sonte në lagjen Ulpiana në kryeqytet.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se janë lënduar dy persona.

“Rreth orës 18:30, në rrugën ‘Fehmi Lladrovci’ ka ndodhur një aksident i komunikacionit ne mes te dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit janë lënduar 2 persona. Me rast po merren hetuesit policor nga njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti,.

KosovaPress ka siguruar fotografi nga ky aksident.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat