Nga mashtrimi te goditja e policit, disa të arrestuar në Tiranë

Kronikë e zezë

Nga mashtrimi te goditja e policit, disa të arrestuar në Tiranë

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 08:49
Ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar disa persona gjatë orëve të fundit, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, bënë kapjen dhe ndalimi i shtetasit E. I., 29 vjeç,pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 1 vit dhe 4 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. S., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit me të cilin ky shtetas po qarkullonte iu gjet një sasi lëndë e dyshuar kanabis e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. C., 53 vjeç, pasi duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Dhuna në familje”, është konstatuar jashtë banesës.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. K., 47 vjeç, pasi duke qenë pasagjer në mjetin me drejtues S. F, ka ofenduar dhe ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat