Suharekë/ Burri dëbon nga shtëpia gruan dhe djalin, policia e arreston

Kronikë e zezë

Suharekë/ Burri dëbon nga shtëpia gruan dhe djalin, policia e arreston

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 11:19
Ilustrim

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për dhunë familjare në Suharekë.

Një person është arrestuar pasi ai nën ndikim të alkoolit ka dëbuar nga shtëpia gruan dhe birin e tij.

Lidhur me rastin në fjalë, detaje kanë dhënë nga policia e Kosovës.

“Suharekë , 24.02.2021 – 19:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nën ndikim të alkoolit ka dëbuar nga shtëpia bashkëshorten dhe birin e tij viktimat kosovarë. Me vendim të prokurorit, pasi intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat