Aksident tragjik në Rrugën e Kombit, raportohet për një të vdekur

Kronikë e zezë

Aksident tragjik në Rrugën e Kombit, raportohet për një të vdekur

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

Një aksident me vdekje raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “Rrugën e Kombit”.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në afërsi të qytetit të Rrëshenit, ndërsa mësohet se janë përfshirë tre automjete, dy mjete te vogla dhe një trajler.

Sipas informacioneve të para, fillimisht trajleri është përplasur me një makinë tip BMW, ndërkohë që në aksident është përfshirë edhe një mjet i tretë.

Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat