Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet në Morinë 57-vjeçari nga Kosova

Kronikë e zezë

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet në Morinë 57-vjeçari nga Kosova

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Policia e Kukësit ka arrestuar një 57-vjeçar nga Kosova i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vrasje e ngelur në tentativë në rrethana rënduese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Arrestimi i shtetasit me iniciale A.B u bë me qëllim ekstradimi drejt Kosovës.

“Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar A.B, 57 vjeç, banues në Tërrnave, Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga UNMIK Kosovë, për veprat penale “Vrasje e ngelur në tentativë në rrethana rënduese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës ” njoftoi policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat