Policia: U arrestua personi që sulmoi të riun serb me thikë në veri të Mitrovicës

Kronikë e zezë

Policia: U arrestua personi që sulmoi të riun serb me thikë në veri të Mitrovicës

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 12:31
Foto ilustrim

Një person i nacionalitetit shqiptar A. Sh: (24) që mbrëmë rreth orës 22.00 sulmoi të riun serb M.M. (26) në afërsi të shkollës teknike në veri, u arrestua me dyshimin e kryerjes së veprës penale “tentim vrasje” dhe i është caktuar mbajtje për 48 orë, ka njoftuar zëdhënësi i policisë për regjionin veri Branislav Radoviç, transmeton “Bota Sot”.

Radoviç tha se i dyshuari ka sulmuar të riun serb me thikë, ndërkohë që ishte në shoqëri me dy shokë tjerë M.N. (34) dhe P.Xh. (32) ia kanë dal të ikin dhe kanë lajmëruar rastin në polici.

"Rreth orës 22.00 në rrugën ‘Lola Ribar' në afërsi të kryqzimit me rrugën 'Knajz Milosh' te shkolla teknike një i ri shqiptar me thikë në dorë u nis në drejtim të djemëve serb që qëndronin në afërsi të udhëkryqit. Një nga tre të rinjët serb ka vërejtur të riun me dorë të ngritur që ka ftuar në konfrontim, ndërsa dy tjerë ia kanë dal të largohen, derisa i dyshuari ka shkaktuar lëndime në fytyrë dhe kokë viktimës", tha zëdhënësi Radoviç.

I lënduari ka marr trajtim në Qendrën Klinike spitalore ku është hospitalizuar.

"Patrulla e policisë ka arrestuar të dyshimtin dhe e ka dërguar në mbajtje, ku prokurori kujdestar i ka caktuar 48 orë mbajtje, ndërsa rasti po hetohet intensivisht", tha togeri Radoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat