Podujevë: Hajnat i hynë në shtëpi, i vjedhin armën, stoli ari dhe para

Kronikë e zezë

Podujevë: Hajnat i hynë në shtëpi, i vjedhin armën, stoli ari dhe para

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 21:46
Ilustrim

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në Podujevë.

Siç njofton Policia, një qytetar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpi dhe i kanë vjedhur armën e gjuetisë me një fishek të cilën e kishte pa leje.

“Podujevë 27.02.2021 20:05. I dyshuari njëherit edhe ankues mashkull kosovar raporton se personi-at e panjohur kanë depërtuar me forcë ne shtëpi dhe i kanë vjedhur armën e gjuetisë (pumparicë) me një fishekë te cilën e kishte pa leje. Te dyshuarit që i kishin hy në shtëpi kishin vjedhur edhe stoli ari me vlerë rreth 2900 euro si dhe 100 euro para te gatshme”, ka thënë Policia.

Pa dhënë detaje tjera, PK ka shtuar se në lidhje me këtë është njoftuar prokurori dhe rasti po vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat