Vodhën në një lokal në Vushtrri, më pas gjuajtën me armë

Kronikë e zezë

Vodhën në një lokal në Vushtrri, më pas gjuajtën me armë

Më: 1 mars 2021 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Ankuesi mashkull në Vushtrri ka raportuar se persona të panjohur nga lokali i tij kanë vjedhur disa pako me cigare dhe janë larguar me një veturë me targa finlandeze.

Zyrtari i sigurimit derisa ka qenë në ndjekje të veturës së dyshuar ka vërejtur se njëri nga personat e dyshuar ka shtënë me armë zjarri dhe kanë ikur.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e cila dyshohet të jetë e pistoletës, kalibri 9mm.

Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat