E dhimbshme/Ja si u bë shkrumb e hi kjo shtëpi në Mitrovicë

Kronikë e zezë

E dhimbshme/Ja si u bë shkrumb e hi kjo shtëpi në Mitrovicë

Më: 1 mars 2021 Në ora: 18:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Një shtëpi është djegur dhe bërë shkrumb e hi në Mitrovicë.

Policia e Rajonit të Mitrovicës ka konfirmuar djegien e një shtëpi.

“Një rast është raportuar rreth orës 13:50, në rrugën ‘Artim Jashari’ në Mitrovicë, një shtëpi ishte kapluar nga zjarri”, ka thënë për Reporteri.net Avni Zahiti zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

Zahiti ka shtuar se zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin, dhe nuk raportohet për të lënduar.

Nuk dihen as shkaqet e zjarreve, mirëpo shihet se dëmi material është i madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat