I vihet zjarri një prone në Shajkoc të Podujevës, pronari thotë se iu dogjën 20 ari mjedra

Kronikë e zezë

I vihet zjarri një prone në Shajkoc të Podujevës, pronari thotë se iu dogjën 20 ari mjedra

Më: 1 mars 2021 Në ora: 19:52
Foto

Një personi në fshatin Shajkoc të Podujevës i janë djegur 20 ari të mbjella me mjedra.

Rastin i dëmtuari e ka paraqitur edhe në Policinë e Kosovës, teksa kjo e fundit ka thënë se njësitet e zjarrfikësve kanë arritur që ta fikun zjarrin.

“Fsh. Shajkofc, Podujevë 28.02.2021 – 20:10. Ankuesi mashkull kosovar raporton se, dyshohet nga persona  të pa njohur i është vu zjarri një  are në  të  cilën ankuesi ka të mbjellura  mjedra, nga zjarri raportohet të jenë  dëmtuar rreth 20 ari mjedra dhe sistemi i ujitjes. Njësia  e zjarrfikësve  kanë  arrit që  ta fikin zjarrin”, ka thënë Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat