Organizonin lojëra të fatit, arrestohen 4 persona në Vushtrri

Kronikë e zezë

Organizonin lojëra të fatit, arrestohen 4 persona në Vushtrri

Më: 2 mars 2021 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë arrestuar 4 persona në Vushtrri pasi janë hasur në një lokal duke zhvilluar lojëra të fatit.

Sipas policisë, në rrugën Marlin Barleti në Vushtrri dje rreth orës 19:00 kanë arrestuar dy persona pasi janë hasur duke zhvilluar lojëra të fatit.    

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar tri shtëpiza kompjuteri, një printer, një fletore, fleta basti dhe para të gatshme 30.70 euro. Me konsultim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Sipas policisë, në këtë komunë rreth orës 18:35, në një lokal tjetër kanë arrestuar dy persona pasi kanë qenë duke zhvilluar lojëra të fatit.

“Rr. Pandeli Sotiri, Vushtrri, 01.03.2021 – 18:35. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit janë hasur në një lokal duke zhvilluar lojëra fati. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar një telefon Samsung në të cilin ishte programi i lojës online dhe para të gatshme 360 Euro. Me konsultim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat