Pesë të lënduar në aksident trafiku në magjistralen Ferizaj – Kaçanik

Kronikë e zezë

Pesë të lënduar në aksident trafiku në magjistralen Ferizaj – Kaçanik

Më: 2 mars 2021 Në ora: 22:22
Foto ilustrim

Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur sot rreth orës 18:08 tek vendi i quajtur “Fshati i Vjetër”, në magjistralen Ferizaj – Kaçanik.

Kështu tha për media Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Krasniqi tha se në aksident ishin të përfshirë dy vetura.

Ai shtoi me rastin është marrë Drejtoria Rajonale e Ferizajt.

“Në ora 18:08, policia është njoftuar për një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Kaçanik (Fshati i Vjetër). Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime. Njësia policore e trafikut e Drejtorisë Rajonale të Ferizajit është marrë me aksidentin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat