Në Vushtrri dyshohet për zjarrvënie, detaje nga rasti

Kronikë e zezë

Në Vushtrri dyshohet për zjarrvënie, detaje nga rasti

Më: 3 mars 2021 Në ora: 08:05
Foto ilustruese

Dje në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë, janë djegur dhe dëmtuar rreth 100 fidane të arrës, ku i dyshuar është një zyrtar policor.

Media mëson nga burimet brenda Policisë se disa persona janë ankuar se këto të mbjellura që u përfshin nga zjarri ishin në pronën e tyre.

Sipas të njëjtave burime, zyrtari policor është intervistuar si i dyshuar.

Kurse, ka deklaruar se zjarri ishte aksidental dhe jo i qëllimshëm nga ana e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat