Shkëndija elektrike djeg banesën në Fushë Krujë, shpëton e moshuara

Kronikë e zezë

Shkëndija elektrike djeg banesën në Fushë Krujë, shpëton e moshuara

Më: 3 mars 2021 Në ora: 08:40
Ilustrim

Një banesë në Fushë Krujë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm, 3 mars.

Ngjarja ka ndodhur në orën 07:20, ku si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në banesën e shtetases M. S., rreth 80 vjeçe, nga e cila ka vetëm dëme materiale.

E moshuara, sipas policisë, ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat