Gjakovari njofton policinë: Vajza nën 16 vjeç është larguar nga shtëpia, dyshojë se është me të dashurin…

Kronikë e zezë

Gjakovari njofton policinë: Vajza nën 16 vjeç është larguar nga shtëpia, dyshojë se është me të dashurin…

Më: 3 mars 2021 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për bashkësi jashtëmartesore me person nën moshën 16 vjeç.

Një person ka njoftuar policinë e Kosovës se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia, që dyshohet të jetë me të dashurin e saj.

“BASHKËSI JASHTËMARTESORE ME PERSON NËN MOSHËN GJASHTËMBËDHJETË VJET/ Fsh. Rogovë, Gjakovë 02.03.2021 – 19:00. 

Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare (e mitur) është larguar nga shtëpia dhe dyshon se është larguar me një të dyshuar kosovar. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, njofton policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat