Prokuroria jep detaje për personin që rrahu për vdekje viktimën në Bibaj të Ferizajt

Kronikë e zezë

Prokuroria jep detaje për personin që rrahu për vdekje viktimën në Bibaj të Ferizajt

Më: 3 mars 2021 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Prokuroria e Ferizajt ka kërkuar paraburgim për të dyshuarin që rrahu për vdekje një person në fshatin Bibaj.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Prokuroria e Ferizajt.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ndaj të pandehurit B.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 186 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 2 nënparagrafi 2.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 21 Shkurt 2021, në fshatin Bibaj, komuna Ferizaj, në parkingun e pompës së derivateve “Hib Petrol”, i pandehuri B.SH., me dashje i ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor tani të ndjerit A.L., ku pas një fjalosje, i njëjti e godet me grusht në fytyrë, me ç’rast si pasojë e kësaj goditje rrëzohet në tokë-beton dhe pëson lëndime trupore dhe si pasojë e lëndimeve të pësuara i njëjti ndërron jetë.

Me këto veprime dyshohet se i pandehuri B.SH, ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” për të cilën gjendet në ndalim 48 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat