Është arrestuar një person në Pejë që ishte i dënuar me mbi një vit burg

Kronikë e zezë

Është arrestuar një person në Pejë që ishte i dënuar me mbi një vit burg

Më: 3 mars 2021 Në ora: 12:18
Pejë

Një person në Pejës është arrestuar për vjedhje të rëndë. Ai ishte i dënuar me një vit e gjashtë muaj burg me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Pejë për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

“Arrestohet një (1) person i dënuar me një (1) vit e gjashtë (6) muaj burg me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Pejë për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’. Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSH), me datën 03.03.2021 në orën 00:05, ka ndaluar një veturë ‘Golf’ me targa vendore në të cilën i dyshuari kishte të ngarkuar një sasi të masës drunore”, njofton Policia e Kosovës për rajonin e Pejës.

Gjatë verifikimit të personit i cili dyshohej se ka kryer veprën penale “Vjedhje e pyllit”, ka rezultuar se i njëjti kërkohet me urdhër arrest nga Gjykata themelore në Pejë, pasi që është i dënuar me një (1) vit e gjashtë (6) muaj burg për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Pas përfundimit të procedurave dhe dhënien e vërtetimit për gjësendet e konfiskuara dhe për veprën penale “Vjedhje e pyllit”, të cilën i dyshuari besohet se e ka kryer, në koordinim me prokurorin e shtetit, i dyshuari është ndaluar në qendrën e ndalimit në Pejë dhe nga aty do të dërgohet në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat