Vdes një minator teksa punonte në horizontin e 8-të, Policia e Kosovës e konsideron si të dyshimtë

Kronikë e zezë

Vdes një minator teksa punonte në horizontin e 8-të, Policia e Kosovës e konsideron si të dyshimtë

Më: 3 mars 2021 Në ora: 16:46
Ilustrim

Një minator ka vdekur në vendin e tij të punës në minierën Crnac të Leposaviqit.

B.C (1962), minator serb nga Kosova vdiq dje në rrethana akoma të pasqaruara gjatë punës në horizontin e tetë, në korridorin numër 801 / A në këtë minierë, ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, togeri Branislav Radoviq.

Sipas Radoviq, minatori fillimisht kishte pësuar lëndime të rënda kurse nuk kishte mundur t’i mbijetonte plagëve edhe pas dërgimit në ambulancën e Qendrës Shëndetësore në Leposaviq.

Prokurori e ka cilësuar çështjen si një vdekje të dyshimtë për tani, derisa të përcaktohen rrethanat.

Hetimi është duke vazhduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat