Vdes një minator në vendin e tij të punës

Kronikë e zezë

Vdes një minator në vendin e tij të punës

Më: 3 mars 2021 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Një minator serb ka vdekur pas lëndimeve që mori në minierën e Leposaviqit, në vendin e tij të punës.

Ai dyshohet se ka vdekur në mënyrë aksidentale.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

“Rasti ka ndodhur mbrëmë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. Dyshohet se vdekja ka ndodhur në mënyrë aksidentale”, tha ai.

Rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.

Raportohet se i ndjeri ishte 59 vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat