Sërish grabitje në lagjen “Dardania”

Kronikë e zezë

Sërish grabitje në lagjen “Dardania”

Më: 4 mars 2021 Në ora: 06:25
Foto ilustrim

Edhe një grabitje tjetër ka ndodhur në një lokal në lagjen “Dardania” të Prishtinës në orët e vona të së mërkurës.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Në ora 21:44, policia është njoftuar për një rast grabitje. Grabitja ka ndodhur në një lokal në lagjen Dardania (mbi Kurriz). Njësitet policore kanë reaguar në rast dhe janë duke ndërmarrë veprimet policore që parashihen për raste të tilla”.

Para kësaj, Policia e Kosovës para disa orësh raportoi edhe për një vjedhje të një marketi në po këtë lagje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat