Paraburgim për të dyshuarin që rrahu për vdekje 50 vjeçarin në Bibaj të Ferizajt

Kronikë e zezë

Paraburgim për të dyshuarin që rrahu për vdekje 50 vjeçarin në Bibaj të Ferizajt

Më: 4 mars 2021 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.SH. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Kadrije Goga – Lubishtani, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 21 shkurt 2021, në fshatin  Bibaj – Komuna Ferizaj, me dashje i ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor tani të ndjerit A.L., në atë mënyrë që pas një fjalosje, i njëjti e godet me grusht në fytyrë, ku si pasojë e kësaj goditje rrëzohet në tokë-beton dhe pëson lëndime trupore, ku si pasojë e lëndimeve i njëjti ndërron jetë.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.

“Sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, duke marr parasysh rrethanat e rastit, ekzistojnë arsyet për caktimin e paraburgimit, pasi po të gjendet në liri i pandehuri, mund të arratiset ose të ikë, duke marr parasysh se njëjti që nga data 21.02.2021 është arratisur, gjegjësisht ka shkuar në shtetin e Zvicrës edhe për kundër faktit se ai është paraqitur vullnetarisht në organet e ndjekjes, i njëjti ka të rregulluar statusin e leje qëndrimit në Zvicër dhe mund të ikë ose të arratiset”.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat