Sherr jashtë orarit të punës, polici i Kosovës plagos dy qytetarë

Kronikë e zezë

Sherr jashtë orarit të punës, polici i Kosovës plagos dy qytetarë

Më: 4 mars 2021 Në ora: 18:43
Foto ilustrim

(E plotësuar 19:04) - Zyrtari policor i cili dyshohet se plagosi dy persona në Dragash është suspenduar menjëherë pas veprës që ka kryer.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj.

“Është suspenduar menjëherë, çka ndodh më pas janë procedura që i takojnë Inspektoratit Policor të Kosovës dhe prokurorisë”, tha Osmanollaj.

Sipas informacioneve të deritashme, polici i stacionit policor në Prizren kishte plagosur dy persona pas një mosmarrëveshjeje që kishin pasur për çështje materiale.

***

Një zyrtar policor ka plagosur dy qytetarë në Dragash, në rrethana ende të paqarta.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Zyrtari policor i cili ka qenë jashtë orarit të punës pas një mosmarrëveshje ka plagosur dy qytetarë. Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00”, tha ai.

Nuk bëhet i ditur shaku dhe as identiteti i të plagosurve dhe i policit që plagosi dy qytetarët.

Rasti është duke u hetuar nga aurotetet policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat