Suspendohet polici që dyshohet se plagosi dy qytetarë në Dragash

Kronikë e zezë

Suspendohet polici që dyshohet se plagosi dy qytetarë në Dragash

Më: 4 mars 2021 Në ora: 19:01
Foto ilustrim

Zyrtari policor i cili dyshohet se plagosi dy persona në Dragash është suspenduar menjëherë pas veprës që ka kryer.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj.

“Është suspenduar menjëherë, çka ndodh më pas janë procedura që i takojnë Inspektoratit Policor të Kosovës dhe prokurorisë”, tha Osmanollaj.

Sipas informacioneve të deritashme, polici i stacionit policor në Prizren kishte plagosur dy persona pas një mosmarrëveshjeje që kishin pasur për çështje materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat