​Goditet për vdekje një 4-vjeçar në Carallukë të Malishevës

Kronikë e zezë

​Goditet për vdekje një 4-vjeçar në Carallukë të Malishevës

Më: 4 mars 2021 Në ora: 21:19
Foto ilustrim

Një 4-vjeçar ka vdekur pasi është goditur nga një veturë në fshatin Carallukë të Malishevës. Pasi u godit nga vetura, fëmija u dërgua në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, ku edhe ndërroi jetë.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Ju informoj se rreth orës 13:30 jemi informuar se në fshatin Carrallukë në rrugën rajonale ka ndodhur një aksident trafiku (goditje e këmbësorit), këmbësori (fëmijë -rreth 4 vjeçar) është dërguar në QKMF-Malishevë dhe sipas mjekut kujdestar fëmiu është pa shenja jete”, tregon Gjurkaj

Gjurkaj tregon se është identifikuar i dyshuari që shkaktoi aksidentin, dhe S.P është dërguar pranë Stacionit Policor në Malishevë.

“I dyshuari është identifikuar dhe shoqëruar pranë S.P. Malishevë, Njësitet patrulluese janë në vendin e ngjarjes. NJRKRR DRP Gjakovë është njoftuar lidhur me aksidentin. Për veprime tjera do të njoftoheni me kohë”, tregon Gjurkaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat