Kërcënoi me vrasje një femër në Prishtinë, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Kërcënoi me vrasje një femër në Prishtinë, arrestohet një person

Më: 5 mars 2021 Në ora: 11:28

Një femër në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë është kërcënuar për vrasje nga një person.

Me ç’rast Policia e Kosovës ka arrestuar një person e të cilit i janë konfiskuar edhe dy armë zjarri.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka kanosur me vrasje viktimën femër kosovare.

Nga i dyshuari janë konfiskuar dy armë zjarri. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat