Sulmohet fizikisht një e mitur në Obiliq prej një të dehuri

Kronikë e zezë

Sulmohet fizikisht një e mitur në Obiliq prej një të dehuri

Më: 6 mars 2021 Në ora: 08:50
Foto ilustruese

Edhe një sulm fizik ndaj një të miture është raportuar në Policinë e Kosovës.

Dje në orën 12:15 është sulmuar fizikisht një e mitur në Babimoc të Obiliqit.

Media ka mësuar prej burimeve se kjo e mitur është sulmuar prej një burri që dyshohet se ishte i dehur.

Media po ashtu mëson se e njëjta ka marrë edhe lëndime trupore. Asaj i është ofruar tretman mjekësor në QMF-Obiliq, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat