Tentim vrasje dhe pjesëmarrje në rrahje, një muaj paraburgim për të dyshuarit

Kronikë e zezë

Tentim vrasje dhe pjesëmarrje në rrahje, një muaj paraburgim për të dyshuarit

Më: 6 mars 2021 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, ndaj të pandehurve F.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë në tentativë, si dhe ndaj B.A., dhe E.R., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale pjesëmarrje në rrahje.

Sipas njoftimit, Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurve F.K., B.A. dhe E.R., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.

“I pandehuri F.K., me datë 4 mars në orët e pasdites në Dragash, tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin A.R., , dhe me atë rast me dashje vënë në rrezik jetën e të dëmtuarit M.M., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje dhe rrahje paraprake e nxjerr pistoletën zyrtare e markës ,,Glock” të cal. 9x19 mm. dhe shkrep një herë nga një distancë në drejtim të të dëmtuarve.

Të pandehurit B.A., dhe E.R., me datë kohë dhe vend të njëjtë marrin pjesë në rrahje e cila ka rezultuar me lëndim të rëndë trupor të A.R., dhe M.M., sipas raporteve mjekësore të Qendrës Emergjente në Prizren. Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat