Djali e godet disa herë me thikë babanë e tij në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Djali e godet disa herë me thikë babanë e tij në Mitrovicë

Më: 7 mars 2021 Në ora: 08:49
Foto ilustrim

Një person është therur me thikë nga djali i tij në Mitrovicë.

Siç ka njoftuar PK, në raportin 24 orësh, i dyshuari e ka goditur viktimën disa herë me thikë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar duke e goditur me thikë disa herë. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor.

Sipas viktimës i dyshuari ka probleme mendore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat