Rruga në Vlorë kthehet në burim aksidentesh, shkak shpejtësia e lartë

Kronikë e zezë

Rruga në Vlorë kthehet në burim aksidentesh, shkak shpejtësia e lartë

Më: 7 mars 2021 Në ora: 20:21
Ilustrim

Rrugët në vendin tonë vijojnë të marrin jetë njerëzish.

Herë nga pakujdesia e shoferëve e herë nga kushtet e rrugëve, viktimat në akse rritet dita ditës.

Në Vlorë, rruga Zenel Murra, pjesë e unazës së madhe të qytetit është kthyer në një aks problematik për qytetarët.

Edhe pse sinjalistika rrugore detyron shoferët të mos e kalojnë shpejtësinë e 40 kilometrave në orë, një gjë e tillë shpesh herë nuk zbatohet.

Ky parakalim, i një mjeti të tonazhit të rëndë në një rrugë me dy kalime tregon pakujdesinë e shoferëve.

Qytetarët ankohen për shpejtësinë e madhe në këtë aks problematik.

“Ka qenë dhe mbetet probleme kjo rruga këtu. Është shtruar dhe shoferët ecin me sa kanë në tokë.”

“Këtu ecin me shpejtësi shumë të madhe. Kemi parë aksidente.”

Ata kanë qenë dëshmitarë edhe të aksidenteve.

“Të ulin shpejtësinë makinat. Këtu duhet të ecin avash se është zonë e banuar.”

Vetëm në këtë vit, 4 aksidente janë shënuar në këtë aks rrugor, me dëme të shumta material por pa viktima.

Ndërsa një vit më parë 2 kalimtarë dhe një drejtues mjeti kanë humbur jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat