Pamje të reja, momenti i tentim-grabitjes dhe plagosjes së dy personave tek Liqeni i Badovcit

Kronikë e zezë

Pamje të reja, momenti i tentim-grabitjes dhe plagosjes së dy personave tek Liqeni i Badovcit

Më: 8 mars 2021 Në ora: 17:30
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 19:57) - Dy të plagosurit në sulmin e sotëm me armë në tentim-grabitjen që ndodhi në magjistralen Prishtinë-Gjilan, janë përgjithësisht në gjendje stabile.

Sipas mjekut kujdestar në emergjencë, Naser Syla, dy të plagosurit kanë plagë kryesisht në regjionin e gjoksit.

Njëri i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike, ndërkaq tjetri jo dhe që të dy janë në gjendje stabile.

Media ka raportuar sot për një tentim-grabitje të armatosur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, lajm të cilin më pas e kishte konfirmuar edhe Policia e Kosovës, nga ku kishin mbetur të plagosur dy punëtorë sigurimi.

***

Mediat kanë siguruar pamje ekskluzive nga momenti i tentim grabitjes dhe plagosjes së dy personave te Liqeni i Badovcit.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me rastin.

“Rreth orës 16:45 policia ka marrë informatën për një tentim grabitje të armatosur në rrugën magjistrale Prishtinë -Gjilan. Menjëherë pas informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore.

Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se persona të dyshuar në rrethana që aktualisht po trajtohen nga policia, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit që po kryente transportin e parave. Për pasojë dy persona pjesë e kompanisë që po kryente transportin janë plagosur dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Të dyshuarit nuk kanë arritur të kryejnë grabitjen por si e tillë ka mbetur në tentativë, dhe të njëjtit kane ikur nga vendi i ngjarjes. Policia ka filluar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim zbardhjen e tyre dhe identifikimin e të implikuarve“.

***

Një tentimplaçkitje e parave ka lënë të plagosur dy persona, sot në magjistralen Prishtinë-Gjilan, konkretisht në afërsi të Liqenit të Badovcit.

Të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa personat e dyshuar kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Policia ka konfirmuar se cak i hajnave ishte vetura e një kompanie të sigurimit, dy punëtorët e së cilës mbetën të plagosur.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 16:45, të dyshuarit nuk kanë arritur të kryejn grabitjen, por si e tillë ka mbetur në tentativë, dhe të njëjtit kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Policia ka filluar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim zbardhjen e tyre dhe identifikimin e të implikuarve”, thuhet ndër të tjera në konfirmimin e policisë.

Plaçkitet mjeti transportues me paratë e Procredit Bank, dy persona të lënduar

Një mjet transportues me para të Procedit Bank, është plaçkitur nga persona akoma të panjohur.

E gjithë ngjarja ka ndodhur tek Liqeni i Badovcit, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.

Nga kompania Besa Security, përgjegjëse për bartjen e parace kanë deklaruar se janë dy persona të lënduar.
Ata gjithashtu shtojnë se janë nisur drejt vendit ku ka ndodhur e gjithë ngjarja.

“Të lënduar ka, janë dy persona. Krejt në rregull është, tani jemi nisur në vendin e ngjarjes”, thotë ai.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë detaje lidhur me këtë ngjarje që ka ndodhur pak më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat