​Mjet shpërthyes në Vrellë të Istogut

Kronikë e zezë

​Mjet shpërthyes në Vrellë të Istogut

Më: 9 mars 2021 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Rreth orë 12:00 sot në fshatin Vrellë të Istogut është gjetur një mjet shpërthyes, e i cili mjet ende nuk është deminuar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka treguar se një qytetar deirsa ishte duke punuar ka hasur në mjetin shpërthyes, e ku policia menjëherë ka bërë sigurimin e vendit.

Gashi: Një mjet shpërthyes është gjetur në Vrellë të Istogut

“Sot rreth orës 12:20 minuta një qytetarë përmes telefonit e ka njoftuar stacionin policor në Istog se gjersa ka në qenë duke i kryer disa punime në fshatin Vrellë kanë hasur në një mjet shpërthyes. Policia menjëherë iu është përgjigjur vendit të ngjarjes, ka bërë sigurimin vendit të ngjarjes dhe pastaj është njoftuar njësiti i FSK-së për deminim dhe janë në pritje të njësitit adekuat për deminim të mjeteve shpërthyese”, tregoi Gashi.

Por se a do të tërheqë apo do të shpërthehet mjeti shpërthyes pritet të vendos njësiti i Forcës së Sigurisë së Kosovës për deminimin e mjeteve shpërthyese. Megjithatë ai tha se vendi është duke u siguruar nga Policia e Stacionit Policor në Istog.

Gashi: Njësiti për deminim ende nuk kanë arritur

“Ende nuk është bërë deminimi, jemi në pritje, të shohim njësiti për deminim kur të arrij në vend të ngjarjes a vendos me tërheq mjetin apo për ta shpërthyer, ata vendosin, mirëpo ende nuk kanë arritur në vendin e ngjarjes. Vendi i ngjarjes është duke u siguruar Policia e Stacionit Policor në Istog”, potencoi Gashi.

Lidhur me vonesën e njësiti për deminim për të arritur në vendin e ngjarjes, Gashi e arsyeton se mund të kenë pas angazhime në lokacione tjera.

Gashi: Njësiti për deminimi mund të kenë pas angazhime tjera

“Është njoftuar por ende nuk kanë arritur. Po rreth orës 12:20 minuta por edhe ata sigurisht kanë pas angazhime në ndonjë lokacion apo detyrë tjetër. Por deri sa të arrin njësiti për deminim policia do të bëjë sigurimin e vendit të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat