Gjirokastër/ Aksidentoi 11-vjeçarin, arrestohet në flagrancë shoferi

Kronikë e zezë

Gjirokastër/ Aksidentoi 11-vjeçarin, arrestohet në flagrancë shoferi

Më: 9 mars 2021 Në ora: 21:25
Foto ilustrim

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 45-vjeçar pasi ka aksidentuar një të mitur.

Nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi S. S., 45 vjeç, banues në Sarandë, pasi në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në vendin e quajtur “Ura e Çapos” , ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Renault”, ka aksidentuar shtetasin e mitur S. P., 11 vjeç.

Shtetasi S. P. pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër, është transportuar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat