Trafik ndërkombëtar droge, në pranga një tjetër shqiptar, shkon në 6 numri i të arrestuarve

Kronikë e zezë

Trafik ndërkombëtar droge, në pranga një tjetër shqiptar, shkon në 6 numri i të arrestuarve

Më: 10 mars 2021 Në ora: 08:45
Ilustrim

Një tjetër shqiptar është arrestuar si i implikuar në trafikun e drogës Shqipëri-Itali.

Në sajë të operacionit TIBUS, është vënë në pranga Andi Veshaj, 30 vjeç. Veshaj është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Arrestimi i tij u bë pasi edhe ky shtetas, ashtu si 5 shtetasit e tjerë të arrestuar mëngjesin e djeshëm, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Romës, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”. 

Pesë persona u arrestuan në Vlorë ndërkohë që Veshaj u shpall në kërkim me akuzën se kanë qenë pjesë e një rrjeti kriminal që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë.

Në total gjatë operacionit ”Tibus”  janë vënë në pranga 27 janë shqiptarë, 23 nigerianë,  italianë e 1 shtetas nga Gambia ndërkohë që pjesë e grupit ishin edhe tri janë femra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat