I përdhunonte dhe i detyronte të miturit të pinin drogë, arrestohet 26-vjeçari nga Kolonja

Kronikë e zezë

I përdhunonte dhe i detyronte të miturit të pinin drogë, arrestohet 26-vjeçari nga Kolonja

Më: 10 mars 2021 Në ora: 16:24
Ilustrim

Policia ka arrestuar një 26-vjeçar të akuzuar për përdhunim të të miturave dhe të të miturve. Bëhet fjalë për të riun Orgest Merko, i cili përveç përdhunimit, i nxiste të miturit edhe të konsumonin drogë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit O. M., 26 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur dhe e ka detyruar atë që të përdorë lëndë narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu sot janë arrestuar dhe dy të rinj nga Korça pasi u kapën duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm. Atyre iu bë me shenjë të ndalonin në fshatin Zvezdë, por ata nuk iu bindën urdhërit të Policisë.

Po ashtu atyre në mjet iu gjet armë e ftohtë dorezë metalike, kurse njërit prej tyre edhe pajisjesh municionesh pa leje në banesë. Emigrantëve iu është premtuar kalimi në vendet e BE, kundrejt parave.

“U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bindën urdhrit të Policisë për të ndaluar, vihen në pranga 2 shtetas. Njëri prej tyre mbante armë të ftohtë në mjet, ndërsa tjetrit iu gjet në banesë pajisje municionesh pa leje.”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat