Prizrenasit shkaku i fëmijëve bëhen ‘llom’ duke u rrahur mes vete

Kronikë e zezë

Prizrenasit shkaku i fëmijëve bëhen ‘llom’ duke u rrahur mes vete

Më: 10 mars 2021 Në ora: 16:46
Prizreni

Dy persona dje kanë përfunduar në prangat e Policisë në komunën e Prizrenit.

Kjo pasi që të njëjtit kanë sulmuar një të mitur, për arsyje se ky i fundit kishte sulmuar fizikisht viktimën femër (e mitur).

Kështu bëhet e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Prizren, 09.03.2021 – 10:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi që të njëjti kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin mashkull  ( i mitur), për arsye se i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër  (e mitur). Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Nga njëri i dyshuar, është konfiskuar një armë zjarri me tre fishek. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat