Policia jep detaje për aksidentin në rrugën Prishtinë-Ferizaj, 4 të lënduar

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për aksidentin në rrugën Prishtinë-Ferizaj, 4 të lënduar

Më: 12 mars 2021 Në ora: 16:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në orët e para të pasditës së sotme ka ndodhur një vetëaksident në rrugën Prishtinë – Ferizaj, gjegjësisht në Veternik.

Si pasojë, katër persona janë lënduar, për t’u dërguar më pas për trajtim mjekësor.

Këtë e konfirmoi edhe zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë – Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident ka qenë i përfshirë një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetëaksidenti”, ka thënë Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat