Arrestohen dy persona të dyshuar për grabitje të armatosur, sekuestrohet një armë zjarri

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona të dyshuar për grabitje të armatosur, sekuestrohet një armë zjarri

Më: 12 mars 2021 Në ora: 21:01
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e operative  me qëllim goditjen dhe kapjen e individëve dhe grupeve kriminale që kohën e   fundit kanë qenë të implikuar në kryerjen e veprave të grabitjeve të armatosura.

Hetuesit nga njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës, konkretizuan sot punën e tyre hetimore e cila rezultoi me arrestimin e dy personave që dyshohen me bazë të jenë përfshirë në grabitjen e armatosur më datë  17.02.2021, në një pompë derivatesh në fshatin Vragoli, ku  nën kërcënimin e armës,  janë grabitur një shumë parash si dhe në tentim grabitjen e ndodhur me 10.03.2021, në  po të njëjtin lokacion.

Pas identifikimt të personave, hetuesit policor mbrëmë kanë arritë të arrestojnë njërin nga personat e dyshuar:

– A.R mashkull 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe të lënë ftesë për paraqitje të detyrueshme në polici për të dyshuarin e dytë.

Personi i dytë  i dyshuar:

– B. Sh mashkull 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

sot i është përgjigjur ftesës së policisë dhe pas intervistimit  me urdhër të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit si dhe i është sekuestruar një armë e tipi Zoraki .

Ndaj personave  të dyshuar po kryhen procedurat e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse,  ndërkohë që  hetuesit janë në kërkim të dy personave tjerë të dyshuar të cilët dyshohet me bazë të jenë  pjesë e këtij grupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat