Tre familjar rrihen mes vete bëhen për spital

Kronikë e zezë

Tre familjar rrihen mes vete bëhen për spital

Më: 14 mars 2021 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar tre persona në Lipjan, pas një përleshje mes vete.

Siç njofton PK, të dyshuarit janë në lidhje familjare. Pas rrahjes ata kanë dëmtuar edhe veturat e njëri-tjetrit.

Nga të dyshuarit janë konfiskuar një pushkë gjuetie me katër fishekë, dy sëpata dhe një bateri elektrike.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete. Të dyshuarit, pas rrahjes kishin dëmtuar veturat e njëri tjetrit. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë në lidhje familjare. Nga të dyshuarit janë konfiskuar një pushkë gjuetie me katër fishekë, dy sëpata dhe një bateri elektrike. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat