Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se falsifikoi një leje qëndrimi

Kronikë e zezë

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se falsifikoi një leje qëndrimi

Më: 14 mars 2021 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar dje rreth orës 04:00 të mëngjesit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “falsifikim i dokumentit”, shkruan Arbresh.info.

Ky është raporti i plotë nga policia: 

FALSIFIKIM I DOKUMENTIT

Aeroporti i Prishtinës 13.03.2021 – 04:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Republikës së Shqipërisë, pasi që i njëjti kishte prezantuar pasaportën e R. Shqipërisë, të vendosur një leje qëndrimi të Shtetit të Greqisë që dyshohet të jetë e falsifikuar. Pasaporta është konfiskuar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat