30 ditë paraburgim për 27 vjeçarin që grabiti në pompë derivatesh

Kronikë e zezë

30 ditë paraburgim për 27 vjeçarin që grabiti në pompë derivatesh

Më: 15 mars 2021 Në ora: 18:43
Foto ilustruese

Policia e Kosovës e ka ndaluar dhe më pas proceduar në gjykatë 27 vjeçarin me inicialet Sh.Sh.

Atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

27 vjeçari dyshohet me bazë se ka qenë i përfshirë në grabitjen e një pompe të derivateve në Vragoli të Fushë Kosovës më datën 17 shkurt 2021.

Kështu tha zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Sh. Sh mashkull 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është ndaluar dhe më pas është proceduar gjykatë, ku i janë caktuar 30 ditë paraburgim”.

“I njëjti dyshohet me bazë të jetë përfshirë në grabitjen e armatosur më datë 17.02.2021, në një pompë derivatesh në fshatin Vragoli, ku nën kërcënimin e armës, janë grabitur një shumë parash si dhe në tentim grabitjen e ndodhur me 10.03.2021, në po të njëjtin lokacion’.

“Lidhur me këto dy raste deri tani Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme -Prishtinë, ka arrestuar tre persona , ndërkohë që hetuesit janë në kërkim të të dyshuarit të katërt i cili dyshohet me bazë të jenë pjesë e këtij grupi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat