Dogana aksion në Rahovec dhe Suharekë, konfiskon 70 kg nargjile

Kronikë e zezë

Dogana aksion në Rahovec dhe Suharekë, konfiskon 70 kg nargjile

Më: 15 mars 2021 Në ora: 19:55
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dogana e Kosovës ka ndërmarr sot një aksion për të kontrolluar mall të konrabanduar.

Ata sot kanë qëndruar në Rahovec dhe Suharekë, ku në tre lokacione që kanë kontrolluar kanë konfiskuar 70 kg nargjile.

“Dogana e Kosovës me qëllim  të zbatimit  të ligjit dhe luftimit të kontrabandës, ka kryer kontrolle në tri lokacione të ndryshme, Rahovec dhe Suharekë dhe me këtë rast është konfiskuar mall i kontrabanduar, 70 Kg nargjile”, thuhet në një njoftim të Doganës së Kosovës.

Ja pamjet:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat