Graçanicë: Arrestohet një person për tentimvrasje, i konfiskohet edhe një armë e zjarrit

Kronikë e zezë

Graçanicë: Arrestohet një person për tentimvrasje, i konfiskohet edhe një armë e zjarrit

Më: 16 mars 2021 Në ora: 17:59
Foto ilustruese

Policia e Kosovës sot rreth orës 15:00 e ka arrestuar një person në Graçanicë.

H.N, mashkull 33 vjeç shtetas i Republikës së Kosovës, ishte në kërkim për “vrasje në tentativë”, e cila kishte ndodhur me datë 1 tetor të vitit të kaluar, në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Po ashtu është konfiskuar edhe një armë zjarri.

Kështu tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 15:00, është arrestuar një person i dyshuar, i cili ishte në kërkim për rastin vrasje e mbetur në tentativë të ndodhur më datë 01.10.2020 në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

“Puna e hetuesve rajonal lidhur me rastin në fjalë, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arritur që në Graqanicë të arrestojnë të dyshuarin: H. N, mashkull 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe të sekustrojnë një armë zjarri”.

“Aktualisht hetuesit policorë po kryejnë procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat