Dy burra nga Gjilani i bëjnë gratë për spital

Kronikë e zezë

Dy burra nga Gjilani i bëjnë gratë për spital

Më: 17 mars 2021 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Rastet e dhunës në familje po rriten çdo herë e më shumë, nga të cilat në shumicën e rasteve e pësojnë gratë, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se në rajonin e Gjilanit janë raportuar dy raste të dhunës në familje.

Rasti i parë ka ndodhur në Viti, ku është arrestuar i dyshuari pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

“Viti 15.03.2021-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare -bashkëshortes së tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.

Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur në Gjilan, ku është arrestuar i dyshuari pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime.

“Gjilan 15.03.2021-22:35.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare -bashkëshortes së tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa dyshohet se dhuna është sistematike, sipas viktimës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar tek prindërit e saj. Rasti duke u hetuar.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat