​Dogana parandalon tri raste të kontrabandës

Kronikë e zezë

​Dogana parandalon tri raste të kontrabandës

Më: 17 mars 2021 Në ora: 16:25
Ilustrim

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin Farmaceutik –Ministria e Shëndetësisë ka marrë pjesë në kontrollin e një barnatore në Pejë, ku edhe është gjetur një hapësirë në pjesën e fundit të subjektit e punuar posaçërisht për fshehjen e barnave të kontrabanduara.

Asnjë nga barnat e gjetura në këtë hapësirë të fshehur nuk kishin banderola të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, në pikë-kalimin e Hanit të Elezit janë zbuluar dy tentim kontrabandë. Në rastin e parë në një automjet udhëtaresh në një hapësirë të fshehtë post-fabrikante janë gjetur 45 telefona celularë. Në rastin e dytë në një autobus udhëtaresh është gjetur një sasi e konsiderueshme e produkteve farmaceutike / hormone për stimulim të fekondimit artificial.

Në të tri raste mallrat janë konfiskuar si dhe ka vazhduar procedura e kundërvajtjes. Dogana fton qytetarët që të lajmërojmë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit përmes linjave të komunikimit pa pagesë 080050095. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat