Dalin detaje të reja për burrin që e masakroi më thikë gruan e tij

Kronikë e zezë

Dalin detaje të reja për burrin që e masakroi më thikë gruan e tij

Më: 17 mars 2021 Në ora: 18:11
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 19:10) - Autori i krimit troditës në Fier dyshohet se vuan nga probleme mendore. 

Banorët në lagjen Sheq i Madh në Fier thanë se 29-vjeçari Demokrat Medinaj që i mori jetën gruas ka probleme mendore.

29-vjeçari Demokrat Medinaj vrau me thikë bashkëshorten e tij, 28 vjeçaren Irvana Medinaj.

Çifti ka dy fëmijë të mitur. Autori pasi qëlloi gruan dhe e la të vdekur në vend arriti që të arratisej pa shkuar policia, ndërsa efektivët janë vendosur në kërkim të tij.

Brenda shtëpisë që është rrethuar nga policia shikohen lëvizjet e familjarëve.

***

Policia ka dalë në një informacion paraprak lidhur mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë mesditë në fshatin Sheq të Fierit, ku burri vrau gruan me thikë. Sikundër mësohet autori I këtij krimi është Demokrat Medinaj, ndërkohë që viktima është Irvana Medinaj.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 17:20, në lagjen "Sheq i Madh", në banesë, shtetasi D. M., 29 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë( thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen I. M., e cila ka ndërruar jetë.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të qytetit dhe po punohet për kapjen e autorit i cili është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

***

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Sheq të Fierit,

Sikundër mësohet, një burrë ka vrarë gruan e tij.

Krimi është kryer me armë zjarri.

Nuk ka ende informacionet lidhur mbi shkaqet që kanë çuar në këtë krim brenda familjes

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat