Podujevë – arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje të rëndë

Kronikë e zezë

Podujevë – arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje të rëndë

Më: 17 mars 2021 Në ora: 18:49
Foto ilustrim

Nga hetuesit policor të stacionit të Podujevës, sot janë arrestuar tre persona të dyshuar, për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se janë të përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë, që ka ndodhë në rrugën “Zahir Pajaziti”në Podujevë.

Policia njofton se rasti i vjedhjes ka ndodhur me datën 31.10.2020, ku personat e dyshuar, kanë arritë që me forcë të marrin nga viktima ( femër) një çantë dore, (ku kishte një shumë të parave, dy telefona, si dhe dokumentet personale etj.)

“Organizimi i mirë i punës së hetuesve policor të Podujevës, ka mundësuar arrestimin e tre personave të dyshuar, që të tre të moshës 17 vjeç. Pas intervistimit personat e dyshuar me autorizim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje, Policia thekson se bazuar në të gjeturat e deritanishme nga hetuesit policor, dyshohet se personat e njëjtë janë të përfshirë edhe në disa raste të tjera të natyrës së njëjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat