Graqanicë, arrestohet një femër pasi rrezikoj fëmijën e saj

Kronikë e zezë

Graqanicë, arrestohet një femër pasi rrezikoj fëmijën e saj

Më: 18 mars 2021 Në ora: 10:49
Foto Ilustrim

Një femër është arrestuar në Graqanicë, pasi që e njëjta kishte rrezikuar fëmijën e saj.

Sipas raportit të policisë e dyshuara kishte urdhër nga gjykata ta përdorë terapinë e përshkruar nga psikiatri.

“Raportohet se është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta kishte urdhër nga gjykata t’ a përdorë terapinë e përshkruar nga psikiatri, por e njëjta nuk e kishte përdor me ç’ rast ka rrezikuar djalin-fëmijën e saj.

Me urdhër të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat