Gjendet një kufomë e dekompozuar në Lezhë

Kronikë e zezë

Gjendet një kufomë e dekompozuar në Lezhë

Më: 18 mars 2021 Në ora: 19:24
Ilustrim

Gjendet një kufomë e dekompozuar në Lezhë.

Sipas policisë kufoma është gjetur në vendin e quajtur “Mali i Tyrbes” në gjendje të parregullt nga ana strukturore. Ndërkohë nga verifikimet e para mësohet se trupi është shtetases A.Gj 63-vjeçe, banuese në Lezhë.

63-vjeçarja ishte shpallur e humbur nga bashkëshorti i saj, Ll.,Gj në datë 25.02.2021, i cili kishte bërë edhe kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë, për largimin e saj nga banesa.

Sakaq grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes.

Informacion-Më datë 18.03.2021, në vendin e quajtur “Mali i Tyrbes”, Lezhë, është gjetur një kufomë e dekompozuar, e parregullt nga ana strukturore.

Nga verifikimet e kryera nga ana e Policisë ka rezultuar se trupi i përket shtetases A. Gj., 63 vjeçe, banuese në Lezhë.

Kjo shtetase ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.02.2021, bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Gj. ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë, për largimin e saj nga banesa.

Shërbimet e Policisë Lezhë, pas marrjes së kallëzimit, kanë vijuar në mënyrë të pandërprerë kërkimet për gjetjen e saj.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat